Takim me vetveten.
Hej! Të gjeta, pikërishtë këtu doja të të takoja. Përpara pasqyrës ,ku më mirë se këtu mund të takohemi me vetveten. U bë kohë që doja të bëja një bisedë me ty, duke të zhveshur nga gjithçka që mbartë gjatë ditës. Po, po …pikërishtë të të zhvesh nga buzëqeshjet fallco që bëjmë për të mos u treguar njerëzve si ndihemi vertetë,nga mendimet dhe ndjenjat që mbartim brenda zemres.Tani do të bëjmë një bisedë pa make-up …ja kështu si jemi përball njera- tjetrës.Mos më kundërshto po të nisemi me pyetje .Të mos humbasim kohë,të siguroj që do të ndihesh më mirë në fund.
Pasqyra;- Kur ke qeshur për herë të fundit?
Unë:-Përpara se të më flisje ti ‘qesh’
Pasqyra:-Mos më mashtro, unë të pashë të trishtuar që të thërrita.Të gjesh brenda vetes arsye për të qënë e lumtur.
Unë:-Ok,e pranoj , dje me një batutë..
Pasqyra:-E shikon qenka batutë e bukur, që të bëri të qeshësh prapë..
Unë;-Hahaha, po…
Pasqyra; -Kur ke qarë për herë të fundit?
Unë;- Nuk mbajë mend, sepse ndodh që loti vjen ca herë pa pyetur mbi qerpikë, e ty nuk të kujtohet në ke qarë dje a ‘sot..!
Pasqyra:-Arsyet pse ndodh kështu me lotët?
Une:- Hahahaha, këtu më kape ngushtë,thjeshtë shpërthejnë ndjenjat që kemi mbajtur për shumë kohë brenda vetes sonë;ose sytë kanë nevoj të pastrohen e në ndihmë u vinë lotët vallë?! Nuk e di pse? Po di që të qarët të bëjnë të ndihesh më mirë ,pasi nxjerr disi dhimbjen jashtë.
Pasqyra:-Ke shtërnguar në krahët e tu emocione që të falin dhimbje?
Unë:- Po, ti ke qënë dëshmitare aty, e nuk është diçka që harrohet.
Pasqyra: çfarë nuk harrohet për ty?
Unë;- Momente, njerëz ,vende,kohë që të kanë bërë të lumtur,por gjithashtu dhe ata që më kanë lënduar..
Pasqyra;- Nuk mendon që dhe duhet të ‘falësh’ ?
Unë:-Falja është diçka hynjore!! Por a ‘ mundet vallë shpirti të shëroj shënjat që merr kur zhgënjehet nga dikush që mund ta fal?!Jo,deri sa unë kujtoj nuk mund të fal. Në qoftë që falin vetveten nuk kanë nevoj për faljen time.
Pasqyra:- Koha është hilaçi më i mirë për harrim?
Unë:- Po,patjetër! Emrat e kundërshtarve nuk harrohen!
Pasqyra:- Mban mend shumë gjera?
Unë;- Po kam kujtes shumë të fortë,e sidomos dhe detajet.
Pasqyra:-Cilat detaje, gjeste të bëjnë të lumtur ty?
Unë;- Hahaha, nuk m’a ke parë shprehjen e fytyrës time para atyre detaje?!
Pasqyra:- Jo, ma kujto…
Unë;-Një të kam xhan, përqafim, një buzëqeshje, një bisedë e sinqertë, një ecje dorë për dore me dikë që e dua…e më do
Pasqyra:- Çfarë është të ‘duash’ për ty?
Unë:- Të bësh gjithçka për ata që do! Të shohësh potretin e tij të qeshur kur je në krah me të.Të jemi dy gjysma të ndryshme e të njëjta që bashkohen për t’u bër një shpirt i vetëm.
Pasqyra:- Beson në ‘dashurinë e përjetshme’?
Unë;- Kur isha e vogël,e isha duke rritur po besoja ‘ në përrallën që ata jetuan të lumtur përgjithmonë bashkë’.Por jo,në jetë mund të ndodh të dashurohesh më shumë se njëherë,në mënyra të ndryshme me persona të ndryshëm e në kohë të ndryshme.
Pasqyra ;-Ti beson në zvendësimin tonë në jetën e dikujt ?
Unë:- Po,ndosh dhe kështu….duke menduar që zvendësimet të sjellin lumturi!
Pasqyra:-Kur takon dikë e kalon kohë me të,çfarë i dhuronë ?
Unë;- Kohën e shpirtin,gjera që nuk kthehen pas më.
Pasqyra:- Je penduar për diçka?
Unë:- Mendoj që nuk ja vlen që ta mendosh,sepse ca gjera janë të destinuar të ndodhin e nuk ka të bëj ndonëjherë pendimi.
Pasqyra:- Çfarë kupton ti me ‘gjurmë’?
Unë;- Diçka që lë nga vetja ime në jetën e atyrë që takojmë,e çfarë marrë unë prej tyre.
Pasqyra:- Po kujtimi?
Unë;- Gjendet tek një foto,tek një këngë, tek një frazë, tek personat e ngjashëm, tek një buzëqeshje..etj…E pse koha herë i largon disa kujtime e herë i afron .
Pasqyra;- Po muzika çfarë efekt i ka?
Unë:-Ah’ muzika janë tingujt më të ëmbël që mund të dëgjosh për t’u larguar mendimeve të tua.,ku çdo gjë është e mundur në tekstet e këngëve.Muzika të lidh sa duket se kënga në sfond është një copëz nga jeta jote.
Pasqyra:-Po heshtja?
Unë;- E, heshtja kur ke thënë gjithçka e nuk ja vlen më të diskutosh… lë nën peshën e kohësh të kuptohen ato që nuk u kuptuanë me fjalë!
Pasqyra:- Zhurmë?
Unë;- Më pëlqën ajo e valëve të deti,ka një melodi që të qetëson e të fton në një meditim me veten larg nga të gjithë.
Pasqyra:- Po lamtumira për ty?
Unë:- Pasi thua këtë fjalë , s’mund të ritakohesh më. Një pjesë e jona ikën kur themi lamtumirë.!
Pasqyra;- ‘Motoja jote’?
Unë:- Gjithmonë në jetë mungon një element për të qënë shumë të lumtur,por ja vlen të jetosh për ‘ëndrrat tona ‘dhë ‘ëndrrat e dikujt tjetër’
Pasqyra:-’Një këshill që i jep dikujt kur e shikon keq?
Unë;- Sa herë që rrëzohemi duhet të ringrihemi prapë,e pse me gjunjë të vrarë duhet të hedhësh hapat drejt të ardhmes,ndoshta dikur edhe ty fati është duke të pritur për të të buzëqeshur!
Pasqyra:- Çfarë ndjen ndërkohë që risjell në kujtesë keto mendime?
Une;- Rizgjohen gjera që i strehojmë tek harresa.
Pasqyra:- U mërzite me mua?
Unë:- Jo,duhet të kemi kohë e për të kuptuar veten tonë,sepse gjithëmonë kemi kohë për të vrapuar pas halleve të të tjerve duke harruar vetveten tonë..
Pasqyra;- ‘Faleminderitë për kohën që nuk më përzure, por të siguroj që takime të tilla do të bëjmë sërisht sepse shpirti del në sipërfaqe e nuk humbet në burgun e vetmisë!’

Comments
Post a Comment