Komedine Hyjnore


Dante ne Komedine Hyjnore shkruante: “Dashuria eshte ajo qe leviz diellin e yjet e tjera.” Te dashurohesh me te vertete do te thote te hysh ne nje dimension tjeter, te ndryshosh planet ndoshta edhe univers. Do te thote te largosh qendren e botes tende e ta drejtosh drejt nje pike tjeter referimi. Fari i mendjes sone ndriçon nje imazh te vetem dhe gjithe pjesa tjeter mbetet nje sfond i bardhe e i pajete. Ky imazh mbizoteron gjithmone ne qenien tone e eshte perhere me ne, ne pune,ne shkolle,ne udhetime, pra ne cdo cast ai eshte i ngulitur si nje damke ne mendjen e zemrat tona. Une besoj se ne fillojme te dashurojme atehere kur njohim intimitetin shpirteror te personit tjeter, detajet me te vogla te tij gjera qe te tjereve mund tju duken teper te parendesishmee vulgare. Ne fiilojme te dashurojme atehere, kur ne arrijme te kuptojme se si do te vepronte e ne nje situate e se si do te sillej ne nje tjeter pra botekuptimin e tij, kur me nje shikim te vetem arrin ti komunikosh çdo gje qe kishe per ti thene, kur nuk ka nevoje per fjale sepse thellesia e syve i ka thene te gjitha, e me e rendesishmja kur arrin ta pranosh personin tjeter me gjithe difektet e te mirat qe ka .

Comments

Popular posts from this blog

Forever Vanished Love