ME DEGJO


Mos me degjo vetem kur flas por  degjo syte e mi te shqetesuar , frymemarrjen time ,hapat e ngadalte , floket e ngateruar  , rrahjet e crregullta te zemres  . Me degjo edhe kur nuk flas degjo levzjet e trupit te mbushura plote pafajsi .
Me degjo !Jo githmone them ate qe dua te them ,por ti me shiko thelle ne sy e do e kuptosh e cfare fsheh shpirti . 
ME degjo kur zerri me eshte venitur , kur te mos me shohesh degjo kujtimet e mbushura me silueten e hijes time  
 Me degjo Kur stinet te ikin dhe te vi perseri dimri degjo floket e debores teksa te bien mbi lekuren e zbehur nga i ftohti dhe te  kujtojn momentet tona te para teksa shkisnim mbi rruget e acarta ,

Dhe kur te me kerkosh dhe te mos me gjesh me degjo tek krahet e zogjve qe fluturojn lart drejtuar atmosferes ata e dine  se ku une ndodhem ata e dine qe hapsira eshte foleza ime e dyte . Une ika fluturova sebashku me tufen shtegetare  te pare te sezonit. 

Me degjo teksa je rrugeve i vetmuar duke mbledhur copezat e zemres time qe ti mekatari i henes thyeve teksa me premtoje duke pare yjet ne ate nate te henes se zjarrte .Me premtime qe nuk doja ti besojaj por ti ishe kaq bindes.Dua te te urrej por nje nga demonet ka ren ne dashuri me mashtrimet e tua tani kam edhe nje lufte me shume  per te fituar . Ate te harreses .

Une nuk do te kthehem shpirti me ka braktisur tashme jam vetem nje skelet pa zemer dhe shpirt , duke u hallakatur midis planeteve dhe asteroideve . Dje pash anen e erret te henes aty ishte shkruar emri jot dhe i thash lamtumire teksa lotet me rrodhen nga syte qe ti verbove .  

Comments

Popular posts from this blog

Forever Vanished Love