Dashuri me tulla

Nuk e di, -tha ai teksa levizte lugen e cajit ne filxhanin e boshatisur. -dashuria eshte dicka e pa planifikuar, ti se kupton kur ndodh, dhe as se si ndodh.
 Ndodh krejt pa pritur, te gjen te papergatitur.

 Esht kaq e fuqishme, lidh gjithe universin  apo jo?
 Nuk mendon keshtu dhe ti?
Ajo i kishte fiksuar syte diku gjetke, dhe ne pamje te pare dukej se arsyetimi i tij e kishte mbushur mendjen e saj poetike. Ishte aq e brishte, dhe te jepte pershtypjen se naiviteti i saj besonte cdo gje qe i thoshin. Embelsia e fjaleve te tij ishte aq e bukur, sa edhe ai vet mendoi se do te dashurohej po te ishte ne vend te saj. Por linja e argumentit u thye papritur.
-Cohu,- i tha. Eja ti mbledhim keto tulla te thyera. Eja te ndertojme nje pallat ketu ku jemi. Eja te krijojme dicka te bukur. Brenda nates. Eja te krenohemi me kte qe po bejme.

Ajo levizi vendit por ai nuk e ndoqi. Me disa veprime te brishta mori tullat dhe po i rendiste per te formuar nje kend.
-Nuk do te me ndihmosh? -i tha me nje seriozitet zhgenjyes.
-Mendova se te pelqente te gjendeshe i papergatitur para gjerave.
-Cfare do te thuash?
Ajo buzeqeshi me ciltersi. -Me the se dashuria ishte e bukur. Te gjente te papergatitur. Thjesht ndodhte. A nuk te duket pak e pallogjikshme?
Pse hezitove te ndertoje dicka ketu me mua? Sepse sishe i pergatitur apo jo?
 Te duheshin themele, punetore, materiale ndertimi. Smund ta ndertonim vetem se na shkrepej ne te dyve. Si mendon ti, se dashuria mund te linde aq kollaj?
Vetem sepse ne kemi krijuar nje kompleksitet ndjenjash dhe kemi vendosur ta quajme dashuri?

Nuk e vendosim ne se kush e mer kete emertim. Smund te thuash se ndodh pa pritur, pa themele te qarta. Dashuria rrjedh ashtu si lumi ne shtratin e vet. Fakti qe ti ke ndjere terheqje ndaj dikujt dhe ke qare me nete te tera ne adoleshence per vemendjen e tij nuk mund ta quash dashuri.
Dashuria seshte universale. Eshte unike. Ti smund te duash cdo gje. Smund te dashurohesh me momentin, smund te dashurohesh me nje objekt. Smund te dashurohesh me kujtimet.
-Cfare eshte universale per ty athere?- e pyeti ai ne kerkim te dickaje me te thelle ne shpirtin e saj pus.

-Mungesa,- u pergjigj pa hezituar. Ty mund te te mungoje, cdo gje ne univers, krejt papritur, pa shkak. Zgjohesh ne mengjes dhe kupton se te mungon vetvetja, te mungon jeta qe beje dje. Zgjohesh dhe te mungon gjithcka qe pate dhe se ke me. Te mungon dicka qe nuk e ke dashur kurre. Ska nevoje te kete dashuri per te patur mungese.

Ai nuk insistoi, dhe as u perpoq ta kundershtonte. Sdo te ishte e thjeshte ta bindje me ligjerata dashurie. Naiviteti i saj ishte thjesht nje fasade letre qe fshihte pas nje shpirt hekuri te blinduar mire.


Comments

Popular posts from this blog

Forever Vanished Love