Posts

Showing posts from July, 2019

Dashuri me tulla

Image
Nuk e di, -tha ai teksa levizte lugen e cajit ne filxhanin e boshatisur. -dashuria eshte dicka e pa planifikuar, ti se kupton kur ndodh, dhe as se si ndodh.  Ndodh krejt pa pritur, te gjen te papergatitur.  Esht kaq e fuqishme, lidh gjithe universin  apo jo?  Nuk mendon keshtu dhe ti? Ajo i kishte fiksuar syte diku gjetke, dhe ne pamje te pare dukej se arsyetimi i tij e kishte mbushur mendjen e saj poetike. Ishte aq e brishte, dhe te jepte pershtypjen se naiviteti i saj besonte cdo gje qe i thoshin. Embelsia e fjaleve te tij ishte aq e bukur, sa edhe ai vet mendoi se do te dashurohej po te ishte ne vend te saj. Por linja e argumentit u thye papritur. -Cohu,- i tha. Eja ti mbledhim keto tulla te thyera. Eja te ndertojme nje pallat ketu ku jemi. Eja te krijojme dicka te bukur. Brenda nates. Eja te krenohemi me kte qe po bejme. Ajo levizi vendit por ai nuk e ndoqi. Me disa veprime te brishta mori tullat dhe po i rendiste per te formuar nje kend. -Nuk do te m...