Pikë e fundit
Lëshoi dhe shiu të fundit pikë Si gur i ftohtë qëlloi mbi mua, U var kristal nëpër qerpikë Me lotët e mi u ngatërrua! Çudi si ndjehet ndonjëherë njeriu Krejtësisht i vetëm mes njerëzish turmë, Të digjet shpirti porsi qiriu Vetëm me veten, pa fare zhurmë! Humbur mes turmës në botë pa ngjyrë Me shpirtin djegur, përvëluar, Të kërkosh për një fytyrë Mes qindra të tjerave ngatërruar! Lëshoi dhe shiu të fundit pikë Si gur i ftohtë qëndroi mbi mua, Të t’ shpojë mungesa si të jetë thikë Oh Zoti im, sa shumë e dua! Poezi nga: Bledi Ylli